Superligat
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
kthehu mrapa
14.05.2019 - 22:10 nga Super Ligat

Superliga e Kosovës drejt përfundimit, nesër luhet xhiroja e 32-të


Superliga e Kosovës në futboll po i afrohet përfundimit të sezonës 2018/2019 dhe me këtë rast edhe përcaktimi i kampionit të ri të Kosovës. Në xhiron e 32-të që është edhe xhiroja e parafundit do të mund të përcaktohet kampioni në rast se FC Prishtina nuk arrin të fitojë lojën kundër Trepça '89 në stadiumin "Fadil Vokrri", liderin Feronikeli dhe Prishtinen i ndajnë vetëm 2 pikë, nëse kryeqytetasit humbin dhe Feronikeli fiton atëhere matematikisht Feronikeli nuk mund të tejkalohet më me pikë.
Nëse Feronikeli dhe Prishtina të dyjat i humbin lojët e tyre nesër atëherë në mënyrë teorike do t'ia mundësonin FC Llapit të ketë shpresa sa do të vogla pasi që Llapi ndeshët me Feronikelin, por atëhere do të duhej t'i humbnin prap edhe lojët në xhiron e fundit Feronikeli dhe Prishtina që të mund të dal Llapi në poziten e parë.

Interesante do të jetë edhe pjesa e fundme e tabelës pasi që 6 ekipe luftojnë për mbijetesë në eliten Kosovare të futbollit duke tentuar t'i shmangen playoff-it, këtu pa dyshim se Trepça '89 e ka më së vështiri pasi që luan kundër Prishtinës të cilët duhet të fitojnë për t'ia mundesuar titullin vetes.

Në ditën e nesërme (15 Maj) në ora 16:00 janë përcaktuar këto lojë:
FC Llapi - KF Feronikeli
KF Drenica - KF Ballkani
FC Prishtina - KF Trepça '89
KF Drita - KF Flamurtari

Më datën 16 Maj do zhvillohen 2 lojët tjera
SC Gjilani - KF Liria
KF Keku - KF Ferizaj

/superligat.com/

Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu


Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu