Superligat
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
kthehu mrapa
22.07.2020 - 16:50 nga Liridon Islami

Xhavit Nikqi flet për synimet me Dardanin dhe pëforcimet që janë bërë


z.Xhavit Nikqi është kryetarë i klubit futbollistik Dardania nga Peja,që garon në Ligën e Dytë të futbollit në Kosovë,e cila ka përfunduar në vend të 12 me vetëm 15 pikë sezonën që lam pas.

"Klubi futbollistik Dardania ka arritur marrëveshje me trajnerin e grupëmoshave Arbër Bashota që tash e tutje do të jetë udhëheqës,i cili do ta udhëheq klubin tonë,skuadrën seniore në kampionatin e ardhshëm,mirpo edhe me një mundësi tjetër të hapur,afrimi edhe i një trajneri tjetër që jemi në bisedime" tha z.Nikqi.

"Unë mendoj e po ashtu të gjithë në klub,që ky kampionat për ne do të jetë i suksesshëm në fund.Ajo çka është më e rëndësishme,që bisedimet që i kemi pasur me lojtarët kyq në sezonën e kaluarë,kan qenë pozitive dhe kemi vazhduar me shumicën prej tyre.Të gjithë lojtarët,stafi dhe trajnerët janë në një frymë të bashkëpunimit të gjithëmbarshëm mbrenda klubit.

z.Nikqi tregon edhe për përforcimin e parë të skuadrës 'Kujtim Maloku'.

"Pas bisedave që kam pasur me lojtarin në fjalë,e së bashku me stafin e klubit,kemi biseduar dhe kemi arritur një marrëveshje,me qëllim që të gjithë të japin maksimumin që sezonin tjetër Dardania të inkuadrohet në Ligën e Parë.Prandaj do të bëjmë përpjekte që këtë edicion të prezantohemi siç është më së miri" tha z.Xhavit Nikqi.

Kryetari i klubit flet edhe për përforcimet dhe largimet.

"Nuk e di ende që ndonjë lojtarë ka pakënaqësi ose që ka vendosur të largohet,të gjithë janë të lumtur për të vazhduar,harmonia e skuadrës është me rëndësi kjo e bën një skuadër më të bashkuarë.Edhe do të tentojm që të sjellim edhe disa përforcime tjera,por para të gjithave duhet të fokusohemi dhe të mbështetemi në forcat ekzistuese që janë prezent" tha z.Niqki.

Në fund tha edhe disa fjalë miradije për klubin.

"Një klub me histori,i themeluar me shumë mund e sakrifica në 1992 për herë të dytë.Klub me histori dhe simbolik që më ka dhënë motiv për të vazhduar përpara" tha z.Niqki.

Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu


Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu