Superligat
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
kthehu mrapa
21.07.2020 - 22:33 nga Liridon Islami

Pes futbollist nga shkolla e futbollit tek skuadra seniore,flet Arbër Bashota


Kryesia e FC Dardania vitin e fundit ka shtuar aktivitet me shkollat e futbollit,ndërsa këtë e ka bërë me angazhimin e futbollistëve të rinj në ekipin e seniorëve.Së fundi në skuadrën seniore janë bashkuarë edhe pes futbollistë të rinj.Emrat e rinj që kohë pas kohe i kemi parë edhe në përbërjen e ekipive zingjir tek skuadra Dardania janë,Albion Berisha,Rilind Çeku,Qendrim Murati,Betim Zekaj dhe Albin Mehmeti.Këta pes futbollist nga kjo javë tani më janë me skuadrën seniore,të cilët do të kenë mundësin të tregojn vlerat e tyre në vitet e ardhshme.

Pikërisht për këtë akt ka folur trajneri i klubit që ka rastin të punojë me fëmijet tek Dardania,Arbër Bashota i cili është urë lidhëse mes lojtarëve,stafit të trajnerëve dhe kryesisë së klubit

.

"Dua të potencoj se unë që ditën e parë kur erdha këtu te klubi im,prioritet i imi do të jetë avancimi i shkollës së futbollit.Njëkohësisht dua të uroj edhe punën e klubit dhe lojtarëve që ushtrojnë në kushte të vështira dhe me gjithë problemet që i kanë ata po arrijnë që të prodhojnë super talentë nga vetja.Mendoj se ky do të jetë vetëm fillimi,premtimi mos të them se do të jetë ekzagjeruar pak por,mendoj se për dy apo tre vite ne do ta kemi skuadrën e parë të përbërë prej pesë apo gjashtë futbollistëve që do të fillojnë çdo ndeshje” është shprehur Bashota i cili më tej ka shtuar se kemi nevojë që sponsorët tani të bashkohen sa më shumë me sportin të ndihmojnë fëmijet pasi edhe ligji për sponzorizim është bërë.

Lojtarët e rinjë që janë bashkuarë me skuadrën seniore që të gjithë janë nga 17/18 vjeçarë.

"Desha për fund ti falendëroj lojtarët e shkollës së futbollit te FC Dardania,të cilët po japin më shumë se maksimumin nga vetja që ne të nxjerrim sa më shumë futbollist,që një ditë shpresoj me lejen e Zotit do të jenë edhe pjesëmarrës në ndonjë skuadër më të madhe evropiane”, tha në fund trajneri skuadrës Arbër Bashota.

Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu


Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu