Skuadra Dardania pasi vazhdoj bashkëpunimin me disa prej lojtarëve kryesorë,tani ka vazhduar edhe me 20-vjeçarin Albion Idrizaj.
Idrizaj tashmë do të jetë pjesë e skuadrës Dardania edhe për sezonin 2020/21,me futbollistin në fjalë që ka qenë produkt i akademisë së Beses.
"Jam i lumtur që do të jem pjesë e skuadrës edhe për një sezonë,tani jam duke kaluar në një form shumë të mirë dhe shpresoj që do ta ndihmoj skuadrën në sezonën 2020/21" tha Idrizaj.
Aktualisht skuadra Dardania luan në Ligën e Dytë të futbollit Kosovarë,por objektivat janë të mëdha dhe e ardhmja e Idrizaj duket se është e lidhur aktualisht me këtë klub.
"Objektivi i klubit është që të ngjitemi në Ligën e Parë në edicionin e ardhshëm.Aktualisht jam i fokusuar vetëm tek Dardania dhe synoj që të zhvilloj paraqitje sa më të mira.Të ardhmes nuk i dihet por unë ndihem mjaftë i lumtur tek kjo skuadër" tha Idrizaj.