Superligat
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
kthehu mrapa
18.07.2020 - 16:11 nga Liridon Islami

ZYRTARE: Urim Mavraj pas shumë ofertave vazhdon me Dardanin


Urim Mavraj zyrtarizoi vazhdimin me skuadrën Dardania edhe për një sezonë tjetër.Me këtë rast ai do të jetë pjesë e Dardanis për sezonin 2020/21.

Ish lojtari i disa skuadrave në Kosovë e po ashtu ish pjesë e skuadrës nga Tetova Shkendija,ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Dardani që nga ardhja e tij në verën e vitit 2019.

"Jam i lumtur që arrita të vazhdoj qëndrimin tim në këtë klub fantastik të futbollit,ku harmonia në skuadër është fenomenale.Kur kryetari i klubit z.Xhavit Nikqi më përmendi mundësinë e qëndrimit edhe për një sezonë,ky ishte një vendim shumë i thjeshtë që bëra sepse jam shumë i lumtur këtu dhe ndiej se së bashku ne po ndërtojm diqka të veçantë në klub për sezonën 2020/21" tha Mavraj duke shtuar:

"Do të doja të falënderoja Bordin e Drejtorëve për mbështetjen që më dhanë gjatë qëndrimit tim të deritanishëm në klub si Xhavit Nikqi,Haki Gashi,Mustaf Kelmendi dhe Liridon Islami.Po ashtu të gjithë bashklojtarët që më kanë mirëpritur dhe më kanë dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme" tha Mavraj.

Ai pati një karrierë të ngjeshur si lojtarë për moshen e re që ka,gjatë të cilës pati mundësi të mbaj stërvitje me lojtarë të kalibrit të lartë tek Shkendija e Tetovës si Ferhan Hasani,Besart Ibrahimi e shumë të tjerë.Këtë sezonë Mavraj pati edhe dy oferta serioze në Ligën e Parë të Kosovës,dy skuadra si Istogu dhe Onix u interesuan për të,por Mavraj i qëndroj besnik skuadrës Dardania dhe bashkëlojtarëve.

Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu


Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu