Superligat
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
kthehu mrapa
03.07.2020 - 20:56 nga Liridon Islami

Gani Gashi i bashkohet skuadrës Fortuna Biesdorf Berlin


Në çdo vend të Evropës pothuajse ka futbollist të talentuar Shqipëtar dhe që pritet të dëgjohet shumë në të ardhmen për ta.Një emër që po vjen në lojën më të popullarizuar në botë futbollin,është edhe Gani Gashi,me prejardhje nga Peja i rritur në fshatin Pavlan të komunës së Pejës.
Ai tani është pjesë e skuadrës Fortuna Biesdorf Berlin pas provave një javore që i kaloj me sukses,Gani Gashi nuk ka më shumë se 15 vjeç,ka një talent të madh dhe shquhet për driblimet e tija e po ashtu për goditjen e fuqishme me të dyja këmbët.

Prindi i tij,Avni Gashi tha se Gania qysh në moshën 6 vjeçare ka treguar se ka shkathtësi për lojën e futbollit.

"Kur ishte 6 vjeç fillojë të stërvitej e duke u marr çdo ditë me futbollin,në Kosovë hapat e parë i filloj në shkollat e futbollit si Dardania Qyshk dhe Olti ku edhe kishte zhvilluarë mjaftë ndeshje me të gjitha grupmoshat e tyre,nga u8 deri tek u15" citohet Avni Gashi prindi i Ganis.

Gani Gashi është shënues i spikatur për moshen e tijë,për një sezonë në Kosovë me skuadrën Dardania Qyshk ka arritur të shënojë mbi 50 gola në sezonë.

Në dy ndeshjët e tijë kontrolluese tek skuadra Gjermane Gani Gashi shënoj plot 7 gola për dy ndeshje,për më shumë do të na tregoi prindi i tijë Avni Gashi.

"Për fatë të mirë ne si familje patem mundësin që të vazhdojm jetën në një shtetë siç është Gjermania,dhe kjo na mundësoi që edhe djali im të këtë kushtet më të mira për sportin më të bukur futbollin,Gania qysh në ndeshjen e tijë të parë në Fortuna Biesdorf Berlin u aktivizua si një mesfushorë defanziv,pozicion që ska luajtur asnjëherë mirpo prap se prap arriti të shënojë 4 gola,kurse në ndeshjën e dytë u aktivizua si mesfushorë më i avancuar dhe arriti të shënojë 3 gola" citohet Avni Gashi prindi i Ganis.

Fortuna Biesdorf Berlin është skuadër e themeluar në vitin 1905 e cila luan në ligën rajonale të Berlinit,e cila quhet Berlin Liga.Trajnër i kësaj skuadre është Thoralf Dominok,kjo skuadër paraqitet me lojtarë nën moshen 23 vjeçare duke ju dhën mundësin talentëve që të tregojn aftësit e tyre për të vazhduarë karrierën e tyre pastaj jasht ligës rajonale,në Ligat e mëdha Gjermane si Bundesliga 1,2 dhe 3.

 

Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu


Reklama juaj këtu
Reklama juaj këtu